Ramiz Ladrovci: Bunjaku, Deliu dhe Hasanaj, lartësuan emrin e Drenasit

Kosova

Ramiz Ladrovci: Bunjaku, Deliu dhe Hasanaj, lartësuan emrin e Drenasit

Më: 9 prill 2021 Në ora: 15:41
Iliriana Bunjaku

Diplomimi i dy kadetëve të FSK-së, toger Iliriana Bunjakut dhe nëntoger Ardit Deliu, në Akademinë Ushtarake Mbretërore, “Sundhurst” të Mbretërisë së Bashkuar, më herët edhe kadeti Xhevahir Hasanaj, është lajm i mirë për shtetin tonë, FSK-në dhe në veçanti, komunën e Drenasit.

Kështu është shprehur kreu i Komunës së Drenaist, Ramiz Lladrovci.

Sipas tij, Togerja Bunjaku si kadetja më e mirë dhe bartëse e “Shpatës ndërkombëtare”, mori shpërblimin e nderit nga gjenerali Sir Nicholas Carter.

“Togerja Bunjaku më bën edhe më krenar, sepse është vijuese e trashëgimisë familjare të babait të saj, veteranit të UÇK-së, Avniut, të rreshtuar në Brigadën që e udhëhiqte heroi Fehmi Lladrovci dhe njëkohësisht si bashkëfshatare. Togerja Iliriana Bunjaku, nëntoger Ardit Deliu dhe Xhevahir Hasanaj, kanë lartësuar emrin e Republikës së Kosovës, Drenasin dhe Drenicën”, ka shkruar Lladrovci në profilin e tij në Facebook.

Ai thotë se është krenar me rininë, me synimet e të arriturat e të rinjve tanë. Liria është vlerë e papërshkrueshme dhe papërsëritshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat