Të moshuarit thonë se po ndihen shumë mirë pas marrjes së vaksinës

Kosova

Të moshuarit thonë se po ndihen shumë mirë pas marrjes së vaksinës

Më: 10 prill 2021 Në ora: 13:23
Pamje nga vaksinimi i të moshuarve

Disa nga të moshuarit të cilët janë vaksinuar kundër virusit Covid-19, në sallën “1 Tetori”, u shprehën se po ndihen shumë mirë.

Qytetari Bahri Nuzha, tha se nuk po vëren ndonjë efekt anësor nga vaksina “Astrazeneca”.

“Po ndihem shumë mirë. Djali më ka drejtuar për ta marrë vaksinën” , u shpreh ai.

Edhe një e moshuar tjetër tha se nuk po vëren komplikime shëndetësore pas marrjes së vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat