“Jetimat e Ballkanit” së bashku me Bulliqin dhuruan çelësa për tri familje

Kosova

“Jetimat e Ballkanit” së bashku me Bulliqin dhuruan çelësa për tri familje

Nga: A.SH Më: 10 prill 2021 Në ora: 16:05
Halil Kastrati dhe Shpejtim Bulliqi

Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” së bashku me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin ka shënë çelësa për tri familje nevojtare.

“U zotuam bashkë me hoxhën se do të vazhdojmë angazhimin tonë për të zgjidhur çështjen e strehimit për familjet në nevojë”, ka shkruar Bulliqi në Facebook..

Postimi në Facebook:

Kisha nderin dhe kënaqësinë që pas nënshkrimit të memorandum bashkëpunimit me shoqatën "Jetimat e Ballkanit", bashkë me hoxhën Halil Kastrati, të dhurojmë çelësat e shtëpive të reja për tri familje, të cilat janë të gatshme për banim.

Këto shtëpi, çelësat e të cilave i dhuruam për familjet e Gazmend Musollit në Shajkoc, Sami Tahirit në Kaqybeg dhe Fehmi Mehmetit në Halabak, janë ndërtuar nga marrëveshja e nënshkruar më herët mes Komunës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

I urova familjet përfituese dhe u zotuam bashkë me hoxhën se do të vazhdojmë angazhimin tonë për të zgjidhur çështjen e strehimit për familjet në nevojë.

Përherë mirënjohës për të gjithë donatorët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat