Gashi përkujton heroin Agim Ramadani: Në brendësinë e shpirtit tim rron ideali dhe atdhedashuria jote

Kosova

Gashi përkujton heroin Agim Ramadani: Në brendësinë e shpirtit tim rron ideali dhe atdhedashuria jote

Më: 11 prill 2021 Në ora: 11:31
Agim Ramadani dhe Xhafer Gashi

Sot shënohet 22 vjetori i rënies së heroit të kombit, komandanti të Brigadës 138 - Agim Ramadani KATANA, me këtë rast, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij, i cili datën 11 prill rënien e komandantit KATANA e ka cilësuar si ditën më të rëndë në kalendarin e jetës së tij.

Kryetari Gashi, ndër tjerash është shprehur se: “Agim, ti ishe personalitet unik, burrë trim, strateg i madh, një djalë Kosove të cilës ja fale jetën..ti sot jeton në përjetësi e ne bashkëluftëtarët e tu jetojmë me dhimbje e mall që nuk je në mesin tonë.. mbase vetëm fizikisht, sepse në brendësin e shpirtit tim rron ideali dhe atdhedashuria jote..”

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Sot 11 prilli, datë që në kalendarin e historisë shënon rënien e trimit të përmasave botërore, Agim Ramadani-Katana, ndërsa në kalendarin e jetës sime shënon ditën më të rëndë të humbjes së vëllaut,shokut,mikut e bashkëluftëtarit tim.

Agim, ti ishe personalitet unik, burrë trim, strateg i madh, një djalë Kosove të cilës ja fale jetën..ti sot jeton në përjetësi e ne bashkëluftëtarët e tu jetojmë me dhimbje e mall që nuk je në mesin tonë.. mbase vetëm fizikisht, sepse në brendësin e shpirtit tim rron ideali dhe atdhedashuria jote..

Hero im, ti je vet historia e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës! 

Lavdi jetës dhe veprës tënde! Lavdi të rënëve për liri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat