Podujevë: Shkon në mbi 400 numri i rasteve aktive me koronavirus, rritet edhe numri i të vdekurve

Kosova

Podujevë: Shkon në mbi 400 numri i rasteve aktive me koronavirus, rritet edhe numri i të vdekurve

Më: 11 prill 2021 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Mbi 170 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar në Komunën e Podujevës gjatë kësaj jave që po lëmë pas. Vetëm në 24-orëshin e fundit janë konfirmuar pozitivë për COVID-19 31 qytetarë.

Siç ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, 14 raste janë qytet, 2 raste në fshatrat; Balloc, Gllamnik, Konushec dhe Orllan dhe me nga një rast në fshatrat; Bradash, Dobërdol, Dumnicë e Epërme, Kërpimeh, Llugë, Lupç i Poshtëm, Pakashticë e Epërme, Peran dhe Siboc i Epërm.

Si pasojë e kësaj është rritur edhe numri i rasteve aktive me koronavirus në Komunën e Podujevës. Epidemiologia e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Bedrie Rama, ka deklaruar se numri i personave aktivë tani për tani është mbi 400.

“Të dielën nga IKSHKP është bërë e ditur se janë konfirmuar pozitivë 31 persona. Me këtë raste të fundit, numri i rasteve aktive është 418”, është shprehur Rama.

Më tej, Rama ka thënë se gjatë kësaj jave ka nisur vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë, ndërkohë që deri më tani janë vaksinuar 28 prej tyre. Ajo ditë më për Llapi.info ka thënë se javën tjetër pritet të nis edhe vaksinimi i personave të moshuar mbi 80 vjeç.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në mbi 4 mijë. Deri tash janë raportuar 53 viktima, kurse 3.608 pacientë janë shpallur të shëruar.

Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 529 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 4.413 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 97.996 të tilla. Prej tyre, 1,988 pacientë kanë vdekur dhe 82.064 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 13.944 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat