22 vjet nga Masakra e 13 Prillit 1999 në shtëpinë e Sali Sokolit në Fshatin Studenicë

Kosova

22 vjet nga Masakra e 13 Prillit 1999 në shtëpinë e Sali Sokolit në Fshatin Studenicë

Dr. Milazim Zeqiraj Nga Dr. Milazim Zeqiraj Më 12 prill 2021 Në ora: 07:25
Masakra në Fshatin Studenicë

Më 13 Prill 1999 në pragun e shtëpisë u bë krimi ndaj Zotit të shtëpisë së Sali Sokol Zeqiraj dhe anëtarëve të familjes Lipaj (vajzave Qendresë 15vjeçare, Mirdonë 13 vjeçare, Njomzë 13 vjeçare-ushtare e UÇK, Lindihanë 13 vjeçare nxënëse e shkollës fillore “Hysni Zajmi” në Vrellë, dhe nënave Salë, Hajrije, Sabrije dhe Hatman) nga paramilitaret e Banjës së Pejës të udhëhequr nga Vojvodë Mihail Petrushiq-drejtor i dhunshëm në Shkollën Fillore “Hysni Zajmi” në Vrellë, Raca Baqkoviq, Obren Petrushiq me të birin Vlladen, Millan Raduica, Radovan Koraq, dy rom-djemtë e Ukë Jasharit dhe paramilitarë tjerë. Keta janë përgjegjës për masakrën në shtëpinë e Sali Sokol Zeqiraj në Studenicë.

Fshati Studenicë (Gurishtë) i takon Komunës së Istogut (Burimit) që shtrihet në veri-perëndim të rrugës Vrellë (Tedel)-Radavc në km. e dytë me pozitë të mirë gjeo-strategjike, vrojtim të hapur deri ne 30 km. në rrafshin e Dukagjinit. Nga fshati mirë vërehet rrethi i Istogut, Gurakocit, Banjës së Pejës dhe vete qyteti i Pejes. Nga rruga kryesore e fshatit në drejtim të veriut fillon një ngritjë drejt Bjeshkëve të Nemura. Shtëpia e dëshmorëve gjendet në perëndim të fshatit.

Qeveritë e pas luftës asnjëherë nuk organizuan mbledhjen e dëshmive nga dëshmitarët për ti bërë Serbisë aktpadi për gjenocidin e bërë në Kosovë.

Në fillim të vitit 1998në Studenicë vendoset shtabi i UÇK “Adrian Krasniqi”, me fillimin e luftës, aty gjejnë strehim numër i madh i banorëve të prekur nga lufta. Shtabi i UÇK-së organizon mbrojtje për banorët e fshatrave Vrellë, Prigodë, Studenicë, Ornoberdë dhe Kaliqan. Përkujdesja e të strehuarve në fshatra bëhej nga vendasit.

Në fillim të vitit 1999 familjaret e Lipajve  të lagjës Kamenicë (Temali) të fshatit Sudenicë ,për  siguri  vendosen në shtëpin e Sali Sokol Zeqiraj. Djemt e tyre ishin kyqur në UÇK kurse shtëpit e tyre ne Temal ishin bërë strehë e ushtarve të UÇKs.

Shtëpia e Slihut ishte e përshtateshme për strehim, me hapsira të mjaftueshme për familjar dhe bodrumin për mbrojtjë gjat granatimeve . Zoti i shtëpise Salihu  dhe zonja e shtëpisë Zyla ishin tepër bujar, dispononin ushqime dhe veshmbathjë të mjaftueshme për ta .Familjaret Lipaj  ndiheshin si në shtëpin e tyre . Zoti i shtëpise në çdo kohë vrojtonte terenin  nga friga për ndonjë nderhyrjë të pa pritur nga paramilitaret . Shtëpia tij shumë heret ishte ve në  shenjestër nga paramilitaret e Banjës se Pejës për shkak të veprimtarisë  së tij  humanitare-kombëtare, strehimit të familjeve të prkura nga lufta  dhe  furnizim i ushtarve  më ushqime dhe gjera tjera .

Shpresat se liria është afer u rrit të popullata  dhe te ushtaret e UÇK në front  më fillimin e bombardimit të soldateskes kriminale serbe  më 24.Mars 1999  nga NATO.

Ushtria  dhe paramilitaret serb nga humbjet e mëdha në teren , filluan masovikisht krime,masakra,dhunime ,debime dhe asgjesim të pasurive të shqipetarve.

Nga ekspertet ushtarak të UÇKs, disa ditë para 12.4. 1999 ushtria serbe e vendosur në Koderë të Banjesë së Pejesë, Koderë të Tomocit dhe Pollaqer të Istogut  përforcohet më armatim  të rënd për një luftë dhe  dëbim masiv të popullsisë shqipetare të fshatrave te Istgut.Paramilitaret e Banjës  së Pejës u zotuan për krime dhe pastrim të terenit në Vrellë Studenicë,Orrnoberdë dhe  Kaliqan.Nga data 13-14 Prill 1999 ushtria serbe dhe paramilitaret i shperngulen dhe i masakruan mbi 90% të banorve shqipetar nga Istogu deri në Radavc.

 Për masakren në shtëpin e Sali Sokol Zeqiraj  dhe krimet tjera ne këtë fshatra përgjegjesë janë kryesisht paramilitaret e Banjesë se Pejës.

Me 12.Prill në mbrëmje ushtaret e UÇKs e informojn Salihun që të leshojnë shtëpin, sepse ka një përgaditjë të Ushtrise dhe paramilitarve serb për një ofenzivë të eger në rajon.

Në mbrëmje Salihu më të gjithë familjaret  vendoset nja 2 km.në veri të fshatit Studenicë në lagjen e Cakutajve në një shtallë të bagëtive  më shumë banorë tjerë deri në mengjez. 

Mengjezi i 13.Prillit 1999 ishte qetë. Ushtaret UÇK  në pikat e vrojtimit ishin në gadishmeri dhe përcillnin situaten në teren tregon Enver dhe Fadil Lipaj ushtar të UÇKs.

Diku nga ora 7 e mengjezit Vajzat Qëndresa ,Mirdona ;Njomza , LIndihana si dhe nënat Sala ,Hajrie dhe Sabrije  sebashku me Zotin e shtëpis Salihun vendosin  të kthehen në shtëpi në Studenicë për tu furnizuar më ushqime,veshmbathjë dhe medikamente  për fëmijë,pleq dhe të plagosur.

Më të  kthyer në shtëpi  përgadisin plaqkat,barnat dhe ndezin zjarrin per ti pjekur bukët.

Gjat natës se 12.Prillit paramilitaret të ndihmuar nga ushtria serbosllave kaluan  tinzisht në zonën e lirë të popullsisë . Ushtria serbe e vendosur në pikat e veta i informon paramilitaret në teren së në shtëpin e Salihut ka njërz të strehuar së po verehet tymii  në oxhak.

Kah ora 8 fillon granatimi i fshatit Vrellë, Studenicë dhe Kaliqan.Menjëhere fillon terheqja e ushtarve të plagosur dhe banorve te strehuar  në mal në tenda te improvizuara dhe tek Cakutajt drejt bjeshkëve të Nemura. 

Granatimet ishin te fuqishme ,kthimi prapa ishte i pa mundur siq tregon  Rrahimja -bija e Salihut-nëna e Qëndreses dhe Mirdones dhe reja e nënës Salë.

Vajzat, nënat dhe Zoti i shtëpisë Slihu strehohen në bodrumin e shtëpisë më qellim që pas   granatimeve të leshojnë shtëpin dhe të takohen më familjaret tjere. Granatimet e 13.Prillit zgjaten deri në orët e pasdidtës më  qellim që popullsia të mos ketë mundësi kthimi. 

Paramilitaret mire të informuar dhe  të mbrojtur nga ushtria serbosllave rrethojnë shtëpin  dhe e granatojnë nga të gjitha anët

Nga shtëpia i pari del Salihu i cili fillon me bisedu  dhe  me ju rezistu  paramilitarve se ketu jam në shtëpin time më familjen time.Nga pas më një plumb nga  afërsia pushkatohet ,pastj  nga bodrumi i shtëpise i nxjerrin  të gjithë katër vajzat dhe katër nënat dhe i pushkatojnë të gjitha në pragun e shtëpisë. Kufomat i hudhin  në bunarin  para shtëpis.Në bunar hudhet gelqere ,minohet dhe mbulohet më qellim që ti humbin gjurmet  e krimit.

Paramilitaret dhe disa polic strehohen në një shtëpi afer, presin familjar tjerë për një hakmarrjë më të madhe.

Familjaret tjerë Lipaj, nëna Zylë e zoja e shtëpisë sebashku më Rrahimen dhe djalin  e vogel Trimin dhe banoret e strehuar ne këte rajon ishin në marrshim drejt bjeshkës.Kthimi prapa ishte i pa mundur nga bombardimet e ushtrise serbosllave.Ne oret e pasditës Enveri dhe Liridoni  në bjeshkë të Kaliqanit takohetn më Rrahimen,nënën Zylë dhe Trimin  dhe informohen se Qendresa, Mirdona, Njomza,Lindihanja si dhe nënat, Salë, Sabrie, Hajrije dhe Zoti i shtëpise Salihu nuk janë këthyer nga shtëpia në Studenicë.

Kolonat e gjata me popullsinë ishte në levizjë drejtë bjeshkeve te Nemuna me plot borë dhe acar. Familjaret se bashku kalojne bjeshken, arrijne ne Mal të Zi pastaj më disa kamiona kalojnë në Shqiperi dhe pas nje jave peripeti arrijnë në Shinovlash të Durrësit.

Shtëpia e Salihut në Studenicë në fillim të Majit 1999 digjet nga paramilitaret serbë tregon Zymer Smajl Zeqiraj, i cili qendroi i strehuar në bjeshket e Korenikut deri në përfundim të luftës më 12.6.1999.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat