Kryetari Gashi uron qytetarët për muajin e Ramazanit

Kosova

Kryetari Gashi uron qytetarët për muajin e Ramazanit

Më: 12 prill 2021 Në ora: 16:37
Xhafer Gashi

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të sakrificës e solidaritetit, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka uruar qytetarët dhe gjithë besimtarët të fesë islame, agjërim të lehtë dhe të pranuar nga Zoti i madherishëm, duke theksuar se: “Muaji i shenjtë i Ramazanit, është muaj i sakrificës, solidaritetit, lutjes dhe mëshirës, le të jetë ky muaj një shembull për të shtrirë dorën e ndihmës për familjet në nevojë, për të qenë të bashkuar në rrugëtimin e përbashkët për punët e mira në shërbim të komunitetit.”

Urimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Bashkëqytetarë të nderuar,

Në prag të muajit të madhërishëm të Ramazanit, me lejoni të shpreh urimet e mija më të përzemërta duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja.

Muaji i shenjtë i Ramazanit, është muaj i sakrificës, solidaritetit, lutjes dhe mëshirës, le të jetë ky muaj një shembull për të shtrirë dorën e ndihmës për familjet në nevojë, për të qenë të bashkuar në rrugëtimin e përbashkët për punët e mira në shërbim të komunitetit.

Duke u mbështetur në synime fisnike që bartë ky muaj, Zoti i madhërishëm na pranoftë dhe na i lehtësoftë ditët e agjërimit! Agjërim të lehtë, lutje të pranuara, sofra të begata për të gjitha familjet shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat