Haziri uron myslimanët për muajin e Ramazanit

Kosova

Haziri uron myslimanët për muajin e Ramazanit

Nga: A.SH Më: 12 prill 2021 Në ora: 20:11
Fitim Haziri

Deputeti i VV-së, Fitim Haziri ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.

“Në këtë muaj të bekuar, uroj që të shtohet solidariteti, paqja dhe mirëkuptimi mes njëri-tjetrit”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Postimi në Facebook:

Vëllezër dhe motra,

Jemi pranë muajit të Madhërishëm të Ramazanit - muaj i cili simbolizon sakrificën për Krijuesin, paqen mes njëri-tjetrit dhe solidaritetin me nevojtarët.

Agjëruesëve - Zoti ua pranoftë agjërimin, të sëmurët - i shëroftë dhe nevojtarët - i begatoftë me të mira.

Qoftë ky muaj, pikënisje për reflektim nga secili prej nesh, për të bërë punë të ndershme dhe të mira për njerëzimin.

Në këtë muaj të bekuar, uroj që të shtohet solidariteti, paqja dhe mirëkuptimi mes njëri-tjetrit.

Ju bekoftë i madhi Zot, ju dhe gjithë familjet e juaja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat