Bulliqi uron besimtarët myslimanë për muaji e shenjtë të Ramazanit, bën thirrje për respektim të masave

Kosova

Bulliqi uron besimtarët myslimanë për muaji e shenjtë të Ramazanit, bën thirrje për respektim të masave

Nga: A.SH Më: 12 prill 2021 Në ora: 20:20
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Ramazani është edhe muaj i vizitave dhe iftareve tek familjarët, miqtë e dashamirët. Mirëpo, edhe kësaj radhe jemi të obliguar të qëndrojmë në shtëpi me familjen e ngushtë, shkaku i parandalimit të përhapjes së Covid-19, i cili po merr jetët e qytetarëve tanë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Urime të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit! Muaji i Ramazanit, përveç sakrificës së besimtarit, simbolizon edhe solidaritetin mes njëri-tjetrit.

Gjatë këtij muaji besimtari mysliman dëshmon përkushtimin ndaj Zotit dhe të mirave të tij.

Krahas agjërimit, Ramazani është edhe muaj i vizitave dhe iftareve tek familjarët, miqtë e dashamirët. Mirëpo, edhe kësaj radhe jemi të obliguar të qëndrojmë në shtëpi me familjen e ngushtë, shkaku i parandalimit të përhapjes së Covid-19, i cili po merr jetët e qytetarëve tanë.

Prandaj, ju lus të gjithëve që t’i respektoni masat anti-Covid dhe të qëndroni në shtëpi në familjet tuaja!

Ne po punojmë që gjatë këtij muaji të madhërishëm të Ramazanit të qëndrojmë afër atyre familjeve që janë në gjendje të rëndë sociale dhe që kanë nevojë më së shumti. Kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit me të gjithë donatorët për të ndihmuar qytetarët në nevojë, me pako ushqimore, që të paktën gjatë këtij muaji, secila familje ta ketë sofrën plotë.

Ju dëshiroj agjërim të lehtë dhe të pranueshëm te Zoti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat