QKUK: Kemi shtretër të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve me Covid

Kosova

QKUK: Kemi shtretër të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve me Covid

Më: 12 prill 2021 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Zyra për medie e Shërbimit Spitalor  Klinik dhe Universitar të Kosovës, njofton se është arritur të krijohen hapësira të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për spitalizim në klinikat e QKUK-së.

“Përveç Klinikës Infektive, janë krijuar hapësira me shtretër edhe në Klinikën Infektive 2( Mjekësi Sportive), po ashtu në Klinikën Infektive 3 (Interno), por edhe në Klinikën e Pulmologjisë dhe Mjekimin Intensiv-Covid”, njofton QKUK.

Të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim spitalor mund të shtrihen për trajtim në QKUK, ka hapësira dhe shtretër të mjaftueshëm.

QKUK njofton se ka ekipet mjekësore që për 24 orë ofrojnë trajtim për pacientët me Covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat