13,763 raste aktive me coronavirus, deri në fund të qershorit pritet të sigurohen mbi 100 mijë vaksina

Kosova

13,763 raste aktive me coronavirus, deri në fund të qershorit pritet të sigurohen mbi 100 mijë vaksina

Më: 13 prill 2021 Në ora: 07:34
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 98.341 raste nga 478.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.996 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.582 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.763.

Ndryshe, pritet që Kosova do të sigurojë mbi 100,000 vaksina kundër coronavirusit Pfizer/BioNTech, në periudhën nga muaji prill deri në fund të qershorit.

Lajmi u bë i ditur nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e drejtë të vaksinave edhe në vendet në zhvillim.

COVAX publikoi të hënën një listë me 146 vende të botës, ku ka shpërndarë dhe pritet të shpërndajë vaksina kundër coronavirusit.

Në këtë listë bëhet e ditur se në rundin e tretë të shpërndarjes nga COVAX, i cili përfshin periudhën prill-qershor 2021, Kosova do të sigurojë 100,620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat