Neurologu Shala: Mos hezitoni të përdorni të gjitha llojet e vaksinave

Kosova

Neurologu Shala: Mos hezitoni të përdorni të gjitha llojet e vaksinave

Më: 13 prill 2021 Në ora: 09:09
Nexhmedin Shala

Neurologu, Nexhmedin Shala tha se qytetarët duhet të imunizohen dhe t’i nënshtrohet një plani operativ të vaksinimit, duke shtuar se ky proces iu takon instancave shtetërore.

Sipas tij, qytetarët nuk duhet që të hezitojnë që të përdorin të gjitha llojet e vaksinave të konfirmuara.

“Unë mendoj që vaksinimi është gjëja më e mirë që ka ndodhur në këtë kohë pandemie. Vaksinimi ka luajtur rol zgjedhës të pandemitë e përparshme mendoj që popullata duhet t’i nënshtrohet një plani operativ të vaksinimit dhe të mos hezitojnë të përdorin të gjitha llojet e vaksinimit që popullata të imunizohet”.

“…si do të shkojë ky proces iu takon instancave shtetërore”, shtoi Shala.

Mes tjerash, ai në një intervistë theksoi se në Klinikën e Neurologjisë përveç problemeve neurologjike, ka pacientë që janë të infektuar edhe me Covid-19.

“Klinika e Neurologjisë vazhdon me punët e veta rutinore duke u ballafaquar me pacientë që kanë probleme neurologjike”.

“Nuk do mend që në këtë kohë pandemie në kuadër të atyre që shfaqen probleme neurologjike ka edhe pacientët që janë të infektuar, të prekur me Covid-19 dhe ndaj atyre zhvillohen procedura të trajtimit dhe izolimit të tyre konform IKShPK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat