Komuna e Rahovecit kërkon nga Qeveria e Kosovës, dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve

Kosova

Komuna e Rahovecit kërkon nga Qeveria e Kosovës, dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve

Nga: A.SH Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:41
Smajl Latifi

Komuna e Rahovecit ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, duke dërguar kërkesat drejt ministrit të Bujqësisë Faton Peci.

Postimi në Facebook:

Komuna e Rahovecit kërkon nga Qeveria e Kosovës, dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve

Të nderuar fermerë të komunës sonë,

Më lejoni t’ju njoftoj se në bazë të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid 19, si dhe dëmeve që ka pësuar bujku rahovecas edhe nga vërshimet dhe përmbytjet, dje ju kam drejtuar me dy shkresa konkrete Qeverisë së Kosovës dhe kam kërkuar:

* Dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar

* Rritjen e vlerës së subvencioneve për vreshtarët, perimtarët, blegtorët...për të gjithë bujqit dhe fermerët.

Përkrahja që vjen qoftë nga qeveria apo donatorët, sigurisht se ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Për më shumë ju lus t’i shihni kërkesat⬇️

SL

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat