Ndërpritet furnizimi me ujë në këtë pjesë të Pejës

Kosova

Ndërpritet furnizimi me ujë në këtë pjesë të Pejës

Më: 13 prill 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

KRU 'Hidrodrini' - Njësia Operative Pejë, ka njoftuar për ndërprerje të ujit në disa zona të qytetit.

Lajmin 'Hidrodrini' e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të një problemi të paparashikuar, që ka ndodhur në Gypin Distributiv DN 280, me lokacion në rrugën 'Bekim Berisha-Abeja', është ndërprerë furnizimi me ujë për konsumatorët e në objektet banesore tek ish-Tregu i vjetër dhe ata të rrugëve 'Gjin Gazulli', 'Beteja e Loxhës', Drevish Kryeziu' dhe 'Ardian Krasniqi'.

Ekipet mobile të KRU 'Hidrodrini' po punojnë në sanimin e problemit dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë në këto pjesë të Pejës.

Zyra Rajonale për Media e KRU 'Hidrodrini' - Pejë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat