Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 00:06
Kosovë

Nis vaksinimi i të moshuarve të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta, në komunat ku ka Qendra të këtilla: Prishtinë, Suharekë, Skenderaj, Istog dhe Graçanicë. Gjithashtu, gjatë vaksinohen edhe pacientët në dializë në sallën “1 Tetori”, ora 08:00-19:00.

Mbahet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ku të akuzuar janë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu. (Gjykata Themelore, Prishtinë, ora -9:00)

Mbahet seanca e katër ndaj Xhevdet Qeriqit dhe 10 veteranëve të UÇK-së për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015. (Gjykata Themelore, Prishtinë, ora 09:00)

Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutimin virtual me temën “Strategjia Kombëtare për Zhvillim: arritjet, ngecjet dhe pritshmëritë”, ora 10:00. (https://zoom.us/j/95302971166?pwd=L2txdW5NSklnc0JPZDBRaTJweW1HQT09)

Konstituohet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) lanson raportin “Një ulëse në tryezë: Kontributi i grave në proceset e ndërtimit të paqes në Kosovë dhe pritjet e tyre nga këto procese”. (https://zoom.us/j/93253313475, ora 11:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)

Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për media me rastin e Premierës së shfaqjes "Entre dos Aguas" & "Troy Game" me koreografi nga Robert North. (Teatrin Kombëtar të Kosovës, ora 13:00)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), bën publikimin e raportit “E drejta për të vërtetën viktimat pa emër”. Pronocimet për medie bëhen nga ora 13:00. (https://us02web.zoom.us/j/83534803431?pwd=SjhrZmhNZVRyUVdEanZIMmxLZTlOZz09)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat