RrGK lanson raportin “Një ulëse në tryezë”

Kosova

RrGK lanson raportin “Një ulëse në tryezë”

Më: 14 prill 2021 Në ora: 06:07
Igballe Rugova

Ndër vite, gratë dhe posaçërisht vajzat kanë mbetur nën hije nga proceset e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Kontributet e grave krahas paqes dhe sigurisë kanë mbetur të pa dokumentuara, teksa prioritetet dhe nevojat e tyre të nën-përfaqësuara në procese të paqes, përfshirë sidomos negociatat dhe Dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) së bashku me UN Women do të organizojnë lansimin e raportit më të ri rreth këtyre çështjeve “Një ulëse në tryezë: Kontributi i grave në proceset e ndërtimit të paqes në Kosovë dhe pritjet e tyre nga këto procese”.

Ky raport i realizuar nga RrGK me mbështetje të UN Women, përmes Fondit të Ndërtimit të Paqes, shqyrton rolet, kontributet dhe nevojat e grave, veçanërisht vajzave, në lidhje me paqen dhe proceset e sigurisë në Kosovë që nga viti 1989.

Vëmendje e veçantë i kushtohet rolit të organizatave për të drejtat e grave në proceset e ndërtimit të paqes.

Gjithashtu, ky raport përmban rekomandime për avancimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë, posaçërisht në kontekstin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat