Komuna e Podujevës iu blen rroba të reja inspektorëve, një pallto kushtoi 100 €

Kosova

Komuna e Podujevës iu blen rroba të reja inspektorëve, një pallto kushtoi 100 €

Më: 18 prill 2021 Në ora: 00:00
Foto ilustrim

Të shtatëmbëdhjetë inspektorët e Komunës së Podujevës do të shfaqën me pamje të njëjtën çdo ditë në zyrat e komunës.

Komplet setër dhe pantallona, këmishë më kollare, këpucë elegante dhe pallto të gjatë, e sipër fytyrës maskën. Kështu do të shfaqen tash e tutje zyrtarët e inspektoratit të Podujevës.

Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Podujevës që udhëhiqet nga Ajet Potera ka blerë 17 veshje elegante në vlerë prej 4355 euro nga ndërmarrja “Sakos” nga Kaçaniku.

Ajo që bije në sy është çmimi i lartë për një pallto. Sipas kontratës që e ka parë lajmi.net janë blerë 17 pallto, 13 për meshkuj e 4 për femra, të madhësive të ndryshe, por modelit të njëjtë, e që një ka kushtuar 100 euro. “Pallto e gjatë (Mantilla) Clasike. Përbërja 80 për qind cotton, 20 për qind polister, gjatësia deri në gjunjë, ngjyrë teget ose e zezë”, thuhet në përshkrimin për blerjen e këtij produkti.

Komuna ka zbatuar procedurat e prokurimit me vetëm një kompani për blerjen e këtyre produkteve.

Janë blerë 17 palë komplete setër e pantallona me përbërja cotton 80% dhe 20% polister, çmimi për një komplet ka qenë 70 euro.

Janë blerë nga dy këmishë për një zyratrë, ne ngjyrë e kaltër dhe një e bardhë, çmimi për një oshë ka qenë 15 euro.

14 palë këpucë elegante të zeza për meshkuj kanë kushtuar 650 euro, ose 50 euro një palë, po ashtu nga 50 euro janë blerë këpucët elegante me taka për femra.

Si kompletim i gardërobës janë blerë edhe 13 kravata për meshkuj dhe 4 shalle për femra, të parat kanë kushtuar 5 euro copa, ndërsa për një shall janë paguar 10 euro.

Këtë luks të inspektorëve të Podujevës nuk kanë ata të komunave tjera.

Madje, në një mbledhje të përbashkët që ka pasur të premten Kolegjiumi për Inspekcion i komunave, drejtorët e inspektoratëve kanë shfaqur shqetësimin e tyre për mos përfshirjen e inspektorëve lokalë në pakon emergjente, e gjithë kjo duke pasur parasysh edhe nevojën për angazhimin më të madh të tyre në këtë kohë pandemie, në përballje me rrezikun gjatë zbatimit të aktiviteteve të tyre të përditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat