Policia nuk fal, gjobit 791 qytetarë brenda 24 orëve për mos respektim të masave anti-Covid

Kosova

Policia nuk fal, gjobit 791 qytetarë brenda 24 orëve për mos respektim të masave anti-Covid

Më: 18 prill 2021 Në ora: 09:09
Policia e Kosovës

Situata me COVID-19 vazhdon të jetë mjaft e rënduar.

E Policia e Kosovës ka vazhduar me shqiptimin e gjobave për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 791 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Duhet përkujtuar se policia po vazhdon gjatë gjithë kohës të patrullojë anembanë vendit për të shikuar nga afër se sa po respektohen këto masa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat