Haradinaj në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës: Ta ruajmë këtë liri si vlerën më të shenjtë

Kosova

Haradinaj në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës: Ta ruajmë këtë liri si vlerën më të shenjtë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 09:45
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj, ka kujtuar përmes një postimi, Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës.

Ai po ashtu ka kujtuar, Masakrën e Makocit, Betejën e Marecit, si dhe njësitë e UÇK-së që kanë operuar në territorin e komunës së Prishtinës.

Haradinaj mes tjerash shkroi se misioni ynë historik u realizua ‘Fal heroizmit të luftëtarëve dhe sakrificës së martirëve, të cilët gjithmonë do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes sonë’.

Postimi i plotë:

Në Ditën e Dëshmorëve të komunës së Prishtinës, kujtojmë trimërinë, vendosmërinë e guximin e luftëtarëve të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, të gjithë

Dëshmorët e Martirët e Lirisë.

Në këtë ditë, kujtojmë të rënët në masakrën e Makocit dhe Betejën e Marecit.

Fal heroizmit të luftëtarëve dhe sakrificës së martirëve, të cilët gjithmonë do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes sonë, ne realizuam misionin tonë historik.

Ta ruajmë këtë liri si vlerën më të shenjtë dhe të përulemi me admirim para të rënëve.

Lavdi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat