Bulliqi dhe Konjufca bëjnë homazhe pranë varreve të 70 viktimave civil të vrarë në Dyz dhe Koliq

Kosova

Bulliqi dhe Konjufca bëjnë homazhe pranë varreve të 70 viktimave civil të vrarë në Dyz dhe Koliq

Nga: A.SH Më: 18 prill 2021 Në ora: 16:17
Foto

Kryetari i Podujevës, Shepjtim Bulliqi dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore dhe varreve të 70 viktimave civil të vrarë më 18 prill 1999 në Dyz dhe Koliq.

“Dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e vendit janë treguesi i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e vendit”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Postimi në Facebook:

Sot në 22 vjetorin e masakrës së Dyzit, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, deputetë llapjanë dhe udhëheqës të ekzekutivit komunal kemi bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore dhe varreve të 70 viktimave civil të vrarë më 18 prill 1999 në Dyz dhe Koliq.

Vuajtjet dhe sakrificat e popullit tonë për liri ishin të mëdha, ne kemi paguar çmim të shtrejntë për lirinë e vendit. Sot kujtojmë dhe nderojmë veprën dhe sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve për lirinë e vendit.

Masakra e Dyzit përveç që është e dhimbshme për faktin e vrasjes së njerëzve të pafajshëm, është edhe shumë e madhe për nga numri i viktimave civile.

Dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e vendit janë treguesi i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e vendit.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat