Bedri Maqastena emërohet drejtor i Inspeksionit në Podujevë

Kosova

Bedri Maqastena emërohet drejtor i Inspeksionit në Podujevë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 12:06
Bedri Maqastena

Me vendim të kryetarit të komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, sot është emëruar Bedri Maqastena drejtor i Inspeksionit në këtë komunë.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Komunës së Podujevës në Facebook.

“Emërimi i Maqastenës është bërë pas kërkesës së drejtorit të deritashëm, Ajet Potera për t’u liruar nga detyra për shkak të angazhimeve të tjera, i cili sot është liruar nga kjo detyrë.

Kryetari Bulliqi ka falënderuar Ajet Poterën për kontributin e tij në dikasterin e Inspeksionit për këta 4 muaj, kurse Bedri Maqastenës i ka uruar suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thekson njoftimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat