Ngrihet aktakuzë ndaj drejtoreshës së Inspektoratit në Suharekë

Kosova

Ngrihet aktakuzë ndaj drejtoreshës së Inspektoratit në Suharekë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër drejtoreshës së Inspektoratit në Komunën e Suharekës, Jehona Rrafshi-Lumi dhe inspektorit H.M. nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës.

Sipas aktakuzës, Rrafshi-Lumi, në cilësinë e drejtoreshës, jashtë kompetencave kishte nxjerrë një konkluzion më 26 maj të vitit të shkuar dhe pastaj tre ditë më vonë, në parcelat kadastrale të “AgroKosova-Holding” në lagjen Shirokë të Suharekës, kishte udhëhequr procedurën në kundërshtim me frymën e konkluzionit dhe s’kishte rrënuar në tërësi objektin e investitorit B.G., të ndërtuar pa leje.

Në këtë rast ajo akuzohet se ka shkaktuar dëm material ose ia ka shkelur të drejtat të dëmtuarës.

I akuzuari H.M., në cilësinë e inspektorit të ndërtimtarisë, akuzohet se s’kishte marrë masa ligjore për pengimin e rindërtimit pa leje të objektit të afarist të ndërtuar nga B.G., duke u mjaftuar vetëm me nxjerrjen me vonesë të një urdhërekzekutimi të lëshuar nga drejtoresha, pasi tashmë kishte përfunduar ndërtimi.
Po ashtu, H.M. akuzohet se nuk veproi sipas urdhrit të lëshuar nga vetë ai, që obligonte investitorin Xh.R. në fshatin Reshtan që të pajisej me leje ndërtimi në afat prej 15 ditësh, duke mos e penguar të vazhdojë ndërtimin.

Sipas akuzës, ai kishte dalë me vonesë në vendin e ngjarjes dhe nuk kishte vepruar sipas procedurës për rrëzimin e ndërtimit pa leje, por i kishte jep afat shtesë investitorit, kësaj here më gjatë se 30 ditë, që të pajisej me leje ndërtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat