Kjo është komuna e Kosovës me numrin më të madh të rasteve me Covid, Vushtrria befason me raste pozitive

Kosova

Kjo është komuna e Kosovës me numrin më të madh të rasteve me Covid, Vushtrria befason me raste pozitive

Nga: N.Sh Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:17
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. 

Kështu ka njoftuar IKSHPK-ja, e sipas së cilës gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 442 raste pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se komuna e Prishtinës është komuna me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid-19.

Vetëm në 24 orët e fundit në Prishitnë 86 persona kanë rezultuar pozitiv. 

Gjithathastu numër të madh të rasteve kanë rezultuar edhe në Vushtrri.

Në këtë komunë pozitiv kanë rezultuar 81 persona.

Rastet pozitive janë nga këto komuna:

Prishtinë 86 raste, Vushtrri 81 raste, Skenderaj 31 raste, Ferizaj 29 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Pejë 21 raste, Leposaviq 19 raste, Lipjan 17 raste, Klinë 16 raste, Gjilan 15 raste, Prizren 15 raste, Gjakovë 14 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 11 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Mitrovicë 7 raste, Drenas 6 raste, Podujevë 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Obiliq 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe Rahovec 1 rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat