Vdes një i burgosur në SHSKUK

Kosova

Vdes një i burgosur në SHSKUK

Më: 21 prill 2021 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:55 në Kliniken e Neurologjisë së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri,  R.S, viti i lindjes 1970.

I njëjti gjatë mbajtjes së dënimit, gjatë vizitave sistematike nga personeli mjekësor i burgut,  është diagnostikuar me tumor malinjë në regjionin e pelvikut, i cili më vonë ka dhënë metastaza të shumta.

“Për trajtim më të mirë dhe më adekuat, që nga 08. 04.2021, i burgosuri ka qenë i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK për trajtim të pasojave të dhëna nga metastazat e tumorit,  tërë kohen në bashkëpunim me Klinikën e Onkologjisë”.

“Përkundër angazhimit adekuat të personelit mjekësor të këtyre klinikave, gjendja ka vazhduar të përkeqësohet dhe si pasojë i burgosuri ka ndërruar jetë”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat