Protestohet për mosmirëmbajtjen e rrugës transitore Shtime-Carralevë

Kosova

Protestohet për mosmirëmbajtjen e rrugës transitore Shtime-Carralevë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Nesër nga ora 10:00 – 12:00, do të organizohet protestë nga kompanitë transportuese në Shtime.

Protesta do të organizohet në rrugën transitore Shtime-Carralevë duke bllokuar rrugën me mjete transportuese për dy orë.

Kjo vije si masë e shprehjes së pakënaqësisë për dëmtimin dhe mosmirëmbajtjen e rrugës transitore, e cila frekuentohet detyrimisht çdo ditë nga mjetet transportuese, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat