Jashari: Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë nderi dhe krenaria jonë e përjetshme

Kosova

Jashari: Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë nderi dhe krenaria jonë e përjetshme

Nga: A.SH Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:35
Bekim Jashari

Jashari tha se, kemi për obligim që të jemi të bashkuar në mënyrë që të jetësojmë amanetin e të rënëve për Lirinë e Kosovës.

Kryetari i Skenderaj Bekim Jashari së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe deputetin Bekim Haxhiu kanë bërë homazhe tek varri i dëshmorit Driton M. Veliu.

Postimi në Facebook:

Së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, deputetin Bekim Haxhiu e familjarë të dëshmorit, bëmë homazhe tek varri i dëshmorit Driton M. Veliu, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, në përvjetorin e rënies heroike të tij.

Para të pranishmëve deklarova se e kemi për obligim që të jemi të bashkuar në mënyrë që të jetësojmë amanetin e të rënëve për Lirinë e Kosovës.

Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë nderi dhe krenaria jonë e përjetshme.

Lavdi gjithë të rënëve në altarin e lirisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat