Aliu: Kompanitë e hidrocentraleve e lëshojnë ujin vetëm gjatë vizitave të paralajmëruara

Kosova

Aliu: Kompanitë e hidrocentraleve e lëshojnë ujin vetëm gjatë vizitave të paralajmëruara

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:14
Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit Liburn Aliu ka thënë se në vizitën e djeshme në lumin e Brezovicës nuk ka pasur ujë të rrjedhshëm në shtratin e tij.

Sipas tij, kompanitë që menaxhojnë me hidrocentralet në Brezovicë e ndalin rrjedhën e ujit, por pastaj ai lëshohet nëse ka paralajmërime se dikush do ta vizitojë.

“Ne kemi ardh dje pa paralajmërim dje këtu dhe situata ka qenë krejtësisht ndryshe prej kësaj qe kemi sot. Uji ka qenë pothuajse i palëvizshëm dje, sot kemi rrjedhë të ujit. Situata prej orës 5:30 dje dhe asaj sot, është krejtësisht ndryshme. Po ashtu duhet parë edhe pjesën tjetër, dje kemi ecë nëpër të sepse nuk ka pas ujë ndërkaq sot nuk mundemi me ecë. Vizitën që e kemi bërë dje ka qenë për kanalin e betonit që nuk do të duhej të ishte këtu”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se do të shikojnë se e ka leje dhe si është dhënë leja për ndërtimin e kanalit në lumin e Brezovicës.

Sipas tij, përgjegjësia është zinxhirore dhe se do të analizojnë se përgjegjësia e kujt është.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat