​Shënohet Dita e Tokës, Komuna e Vushtrrisë largon një deponi ilegale

Kosova

​Shënohet Dita e Tokës, Komuna e Vushtrrisë largon një deponi ilegale

Më: 22 prill 2021 Në ora: 13:30
Xhafer Tahiri

Në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë është larguar një deponi ilegale. Kështu kjo komunë ka shënuar Ditën Botërore të Tokës, duke ftuar qytetarët që të mbrojnë atë.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri ka thënë se para tri vjetësh kanë qenë 100 deponi ilegale, ndërkohë që tash kanë mbetur pesë.

Tahiri: Nga 100 deponi ilegale tash kemi 5

"Në fshatin Samadrexhë po largojmë një deponi ilegale të mbeturinave. Një pjesë e mafhe e fshatit është pastruar në mënyrë vullnetare të organizuar edhe nga BIK edhe nga Uniteti. Dhe sot jemi duke larguar këtë deponi këtu dhe shpresojmë që edhe qytetarët nuk do të vendosin mbeturina këtu edhe për faktin se kemi shtrirë shërbimet e mbledhjes së mbeturinave nuk ka nevojë. Sepse kamioni çdo javë merr mbeturinat tek qytetarët. Dua të them që në tri vitet e fundit në Vushtrri kemi larguar shumë deponi. Nga 100 deponi sa kishim në Vushtrri, tani kemi vetëm 5 deponi ilegale. Kishim tetë në fillim të vitit, tri u larguan janë në proces të largimit", tha Tahiri.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina, meqë të njëjtit do të dënohen.

Tahiri: Mos të hidhen mbeturina në vende të hapura

"Mos të hedhin mbeturina në vende të hapura të tilla, sepse është edhe e ndëshkueshme me ligj. Përmes Inspeksionit Komunal sigurisht që nuk do të hezitojmë të shqiptojmë gjoba ndaj gjithë atyre që do të hedhin mbeturina dhe të krijojnë deponi ilegale", shtoi ai.

Në shënimin e Ditës së Tokës në komuna po organizohen disa aktivitete, me qëllim të vetëdijësimit për mbrojtjen e natyrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat