Me aktivitete mjedisore shënohet Dita e Tokës në Podujevë

Kosova

Me aktivitete mjedisore shënohet Dita e Tokës në Podujevë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 14:26
Shpejtim Bulliqi

Me aktivitete mjedisore të organizuara nga Drejtoria e Arsimit, e në të cilat mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja Marigona Lahu, anëtarë të ekzekutivit dhe zyrtarë tjerë komunalë u shënua Dita e Tokës.

Në aktivitetet për shënimin e kësaj dite, ku u organizuan aksione për pastrimin e mjedisit në oborret e shkollave, institucioneve dhe përgjatë rrugëve të qytetit morën pjesë edhe nxënës, mësimdhënës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë dashamirës të mjedisit të pastër.

Me këtë rast Kryetari Bulliqi tha se në qeverisjen e tij kujdesi ndaj mjedisit dhe realizimi i projekteve në këtë fushë janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme.

“Projektet që kanë qëllim kujdesin ndaj mjedisit do të jenë të vazhdueshme, ndërsa sot në Ditën e Tokës, përmes aktiviteteve të ndryshme dëshirojmë ta përcjellim mesazhin e rëndësisë së kujdesit ndaj mjedisit të cilin duhet ta tregojmë çdo ditë të vitit” tha Kryetari Bulliqi.

Ai tha se komuna e Podujevës përmes drejtorive përkatëse do të vazhdoj me aktivitete për mbrojtjen e mjedisit duke veçuar largimin e deponive ilegale, rritjen e hapësirave të gjelbra dhe mbjelljen e drunjëve dekorativë.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu tha se në këtë aksion po marrin pjesë të gjitha shkollat e Komunës së Podujevës, ndërsa, gjatë ditës do të zhvillohen aksione për largimin e mbeturinave nga oborret e shkollave, institucioneve publike dhe përgjatë rrugëve.

Ai ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit në aksion, në mënyrë të vëçantë nxënësit dhe personelin arsimorë të cilët ishin pjesa kryesore e aksionit, ndërsa tha se me aksione të tilla do të vazhdohet edhe në të ardhmen

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Tokës, nga nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Naim Frashëri” u realizua nje ekspozitë ku u shfaqën punime me motive mbi rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat