UP dhe KOK shënojnë Ditën e Tokës

Kosova

UP dhe KOK shënojnë Ditën e Tokës

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), përmes mbjelljes së fidanëve kanë shënuar Ditën e Tokës, e nga ku u dhanë mesazhe se të gjithë duhet të tregojnë kujdes për tokën.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, tha se ditë si kjo duhet të shfrytëzohen për të përcjell mesazhe se toka duhet të ruhet.

Sahiti: Duhet të kujdesemi për planetin

“Jemi të lumtur që patëm rastin ta shënojmë në mënyrë simbolike Ditën e planetit Tokë, ta qojmë një mesazh që të gjithë duhet të kujdesemi për planetin, çka do që të bëjmë të kemi kujdes ta degradojmë sa më pak planetin tokë dhe në këtë mënyrë t’i kontribuojmë qëndrueshmërisë së përgjithshme”, tha ai.

Ndërsa, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se përmes këtij aktiviteti duan që të japin mesazhin që ruhet toka dhe gjelbërimi në vendin tonë.

Krasniqi: Të japim një mesazh gjithë qytetarëve të Kosovës që ta ruajmë vendin tonë

“Ka qenë një rast simbolik, po është shumë e vërtetë që sot është një ditë shumë e madhe për vendin tonë dhe për krejt botën, sepse është toka të cilën në e shfrytëzojmë dhe jetojmë në të. Ky ka qenë një rast simbolik që të japim një mesazh gjithë qytetarëve të Kosovës që ta ruajmë vendin tonë, ta ruajmë tokën me pastërti dhe me gjelbërim. E dimë që në tokë nuk ka jetë pa gjelbërim dhe kështu që ne besojmë se duhet të ndikojmë dhe të vetëdijësojmë që ta ruajmë gjelbërimin”, tha ai.

Sot në Kosovë përmes aktiviteteve të ndryshme është shënuar Dita e Tokës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat