Vazhdon moti me shi, nga e diela me diell

Kosova

Vazhdon moti me shi, nga e diela me diell

Më: 23 prill 2021 Në ora: 06:37
Ilustrim

Në ditët vijuese vransira dhe reshje të dobëta shiu, temperaturat në rënie. Nga e diela më shumë diell dhe më ngrohtë. 

23.04 - Në mëngjes reshje të dobëta shiu. Ditën kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu.

24.04 - Kryesisht me vransira dhe më freskët. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu, kryesisht nga jugu i vendit. Në mbrëmje vransirat shpërndahen.

25.04 - Kryesisht me diell.

26.04 - Kryesisht me diell, e në mbrëmje vransira kalimtare.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 3C dhe 7C, ditëne diel mund të zbresin edhe në 1C. Maksimalet nga 17C, të enjten, zbresin në 12C ditën e shtunë, e deri të hënën rriten deri në 18C.

Ditën e enjte era fryn kryesisht nga jugperëndimi 4-8m/s, e nga e premta kryesisht nga verilindja 3-11m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje dhe luhatet mbi vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat