Hoxha s’e thirr ezanin për iftar, thotë se agjëruesit mund të informohen në televizione

Kosova

Hoxha s’e thirr ezanin për iftar, thotë se agjëruesit mund të informohen në televizione

Më: 24 prill 2021 Në ora: 22:30
Beguncë

Banorët e fshatit Beguncë të Vitisë po ankohen se hoxha i xhamisë së këtij vendi nuk po e thërret ezanin e namazit të mbrëmjes që përkon me kohën e iftarit.

Sipas tyre, prijësi fetar nuk shkon fare në xhami në kohë të iftarit e madje edhe dritat për të shënuar kohën kur fshatarët duhet të ndalojnë agjërimin e ditës i ndez një banor.

Vetë hoxha Nexhat Aliu, ndonëse jo para kamerës, e pranoi që nuk e thërret ezanin në kohën e iftarit pasi, siç tha, nuk e sheh të arsyeshme meqenëse të gjithë agjëruesit mund ta shohin përmes televizioneve.

Ndërkohë, në Bashkësinë Islame të Kosovës, thanë se thirrja e ezanit nga hoxhallarët është e obligueshme në çdo namaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat