​KEDS po rehaton njëherë e mirë fshatin më të madh në Kosovë

Kosova

​KEDS po rehaton njëherë e mirë fshatin më të madh në Kosovë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Kompania Kosovare për Distributim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka filluar të ndërtojë një nënstacion të ri në hyrje të fshatit Zhur të Prizrenit. Ky nënstacion po zëvendëson atë paraprak të vjetërsuar nga i cili tashmë kanë mbetur vetëm disa kontejnerë e që së shpejti edhe ata do të largohen.

Zyrtari për informim në KEDS, Adlum Ramadani, tha se në objektin e ri të këtij nënstacioni nga i cili furnizohet fshati më i madh në Kosovë, Zhuri, janë vendosur stabilimentet e fjalës së fundit të teknologjisë për të furnizuar mbi 15 mijë konsumatorë të asaj ane.

Ramadani: KEDS është duke realizuar një investim mjaftë të rëndësishëm në fshatin Zhur

"KEDS është duke realizuar një investim mjaftë të rëndësishëm në fshatin Zhur, pra në fshatin i cili njihet ndër më të mëdhenjtë në nivel të Kosovës. Këtu po ndërtohet një nënstacion komplet i ri i cili po zëvendëson atë paraprak dhe që do të ndikojë drejtpërdrejtë në shërbimet tona në raport konsumatorin. Pra, nënstacioni i ri krahas zëvendësimit të stabilimenteve të vjetra do të vendosen edhe dy trafo, pra nga një sa ka qenë do të vendosen dy që do të mundësojnë dyfishim të kapaciteteve furnizuese për konsumatorët tanë. Stabilimentet e reja të cilat tashmë janë vendosur brenda këtij nënstacioni janë të fjalës së fundit të teknologjisë, të njëjtat monitorohen dhe menaxhohen nga distanca që sigurisht do të ndikojë edhe në operimet tona ditore të cilat i zhvillojmë në këtë pjesë të Kosovës", tha ai.

Ramadani tha se linja 35 kV e Zhurit ka qenë një ndër daljet më problematike të KEDS, mirëpo me investimet e reja konsumatorëve atje do t’u ofrohet siguri në furnizim të qëndrueshëm.

Ramadani: Vlera e investimit kap shifrën 150 mijë euro

"Vlera e investimit në këtë nënstacion kap shifrën prej 150 mijë euro dhe nga këto investime do të përfitojnë mbi 15 mijë konsumatorë të kësaj ane, pasi që përmes këtij nënstacioni krahas Zhurit furnizohet edhe një pjesë e Dragashit. Sigurisht që shërbimet do të jenë dukshëm më kualitative për konsumatorët e kësaj ane", u shpreh ai.

Para dy vjetësh kompania kishte dyfishuar kapacitetet e linjës 35kV nga Zhuri në Dragash, e më këtë, sipas tij, është rregulluar njëherë e mirë një nga pjesët më problematike, komplet në terren të thyer malor.

Ramadani: KEDS edhe në të kaluarën ka implementuar projekte investive në fshatin Zhur

"KEDS edhe në të kaluarën ka implementuar projekte investive në fshatin Zhur, në veçanti në daljen e cila furnizon këtë fshat pasi siç dihet gjendja e trashëguar më herët në këtë anë ka qenë mjaftë e rënduar, pasi që dalja ka kaluar nëpërmjet maleve. Ndërkaq, KEDS ka bërë shtrirjen e një linje të re përmes të cilës është mundësuar që furnizimi të jetë më kualitativ për banorët e kësaj ane", tha ai.

Këto investime të KEDS në nënstacione të reja janë jetësim i përkushtimit të KEDS-it që të jetë sa më afër konsumatorëve dhe të përmirësojë në vazhdimësi shërbimet për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat