Pa maskë dhe pa distancë, Ramush Haradinaj sfidon Covid-19

Kosova

Pa maskë dhe pa distancë, Ramush Haradinaj sfidon Covid-19

Më: 29 prill 2021 Në ora: 22:42
Ramush Haradinaj në Deçan

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj teksa ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka qëndruar në odën e MetëSylëve në Deçan, ka publikuar edhe fotografi ku shihet numër i madh i personave të pranishëm pa maska dhe pa distancë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sonte u bashkuam për iftar në odën e MetëSylëve në Deçan, pikërisht në 3-vjetorin e ndarjes tragjike nga jeta të bashkëluftëtarit Jeton (Qazim) Kuçi. Fati e deshi që të ndahet shumë herët nga ne, duke e lënë të pashuar kujtimin për të.

Shtëpinë me plotë familjarë e miq, e gjallëronim edhe gjenerata e re e kësaj familje atdhetare, ku ishin edhe fëmijët e Jetonit.

Kisha nderin që zotit të shtëpisë, bashkëluftëtarit tim, Qazim (Metë) Kuçi, t'i ndajë medaljen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET" për kontribut në çështjen kombëtare.

Faleminderit për mikpritjen e agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat