U mbajt takimi i parë i Grupit Koordinues Ndër-Ministror kundër dhunës në familje

Kosova

U mbajt takimi i parë i Grupit Koordinues Ndër-Ministror kundër dhunës në familje

Më: 30 prill 2021 Në ora: 19:22
Albulena Haxhiu

Sot, në ambientet e zyres së Ministrisë së Drejtësisë, u mbajt takimi i parë i Grupit Koordinues Ndër-Ministror, Kundër Dhunës në Familje, i thirrur nga Nita Shala, Zëvendës Ministre dhe Koordinatore Nacionale kundër Dhunës në Familje.

Grupin e përshëndeti dhe përgëzoi me fjalë hyrëse Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në takim u paraqitën aktivitetet e parapara nga Ministria e Drejtësisë dhe institucionet tjera pjesëmarrëse në adresimin e fenomenit të dhunës në familje, me qëllim të harmonizimit të veprimeve institucionale sipas përgjegjësive të secilit institucion.

Gjithashtu u dakordua takimi i rregullt i Grupit Koordinues Ndër-Ministror Kundër Dhunës në Familje, çdo javë të fundit të çdo muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat