Mos e pini ujin në Pejë, Istog, Klinë, Junik e Deçan pa e bërë këtë veprim

Kosova

Mos e pini ujin në Pejë, Istog, Klinë, Junik e Deçan pa e bërë këtë veprim

Më: 3 maj 2021 Në ora: 09:40
KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë

KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë ka lutur konsumatorët  në komunat, Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik që ujin për pije, para përdorimit ta vlojnë në kushte shtëpie.

Kjo si pasojë e temperaturave në ngritje, rezultat i të cilave po pason shkrirja e borës nëpër zonat malore.

“Thirrja vlen deri në njoftimin e radhës!”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim me rëndësi për konsumatorë

Për shkak të temperaturave në ngritje, rezultat i të cilave po pason shkrirja e borës nëpër zonat malore, konsumatorët tonë, të tërë zonës së mbulueshmërisë, në komunat, Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik janë të lutur që ujin për pije, para përdorimit ta vlojnë në kushte shtëpie.

Thirrja vlen deri në njoftimin e radhës!

Me respekt;

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat