Detaje nga rasti i mbytjes së katërvjeçares në lumin e fshatit Blaç të Dragashit

Kosova

Detaje nga rasti i mbytjes së katërvjeçares në lumin e fshatit Blaç të Dragashit

Më: 5 maj 2021 Në ora: 06:26
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Blaç të Dragashit.

Në fshatin Blaç të Komunës së Dragashit është raportuar se një vajzë katërvjeçare humbi jetën pasi kishte rënë në lum.

Media ishte në vendngjarje dhe mësoi se deri te kjo tragjedi erdhi pasi vogëlushja ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së saj së bashku me fëmijët e tjerë, ku lumi kalon përskaj, dhe në pjesën ku nuk ka rrethoja ajo është rrëzuar dhe rrjedha e lumit e kishte marrë.

Bëhet e ditur se trupin e ka gjetur gjyshi i saj.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat