Haradinaj: Sakrifica e dëshmorëve udhërrëfyes në rrugën tonë të shtetndërtimit

Kosova

Haradinaj: Sakrifica e dëshmorëve udhërrëfyes në rrugën tonë të shtetndërtimit

Nga: A.SH Më: 5 maj 2021 Në ora: 12:41
Ramush Haradinaj duke bërë homazhe

Kryetari i AAK-së Ramnush Haradinaj ka bërë homazhe në Deçan. Kjo për 5 majin Ditën e Dëshmorëve.

Ai ka thënë se, është obligim yni i përbashkët të kujtojmë e nderojmë veprën, guximin e sakrificën e përpjekjeve tona historike për liri.

Postimi i plotë:

Është obligim yni i përbashkët të kujtojmë e nderojmë veprën, guximin e sakrificën e përpjekjeve tona historike për liri.

Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, vazhduam me homazhe në Deçan, ku me respekt nderuam luftëtarët e Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, e gjithashtu nderuam të gjithë të rënët për liri dhe dinjitet kombëtar në të gjitha trevat tona, në periudha të ndryshme historike.

Heroizmi dhe sakrifica e Dëshmorëve të Kombit, do të jetë përherë udhërrëfyes në rrugën tonë të shtetndërtimit dhe të bërjes së faktorit shqiptar në rajon – faktor i vërtetë i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.

Lavdi!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat