Fillon mësimi i përshpejtuar alternativ për 441 nxënës të Kamenicës

Kosova

Fillon mësimi i përshpejtuar alternativ për 441 nxënës të Kamenicës

Më: 5 maj 2021 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Bazuar në vendimin e datës 23 prill 2021 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), të mërkurën ka filluar mësimi alternativ i përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës. 

Sipas të dhënave të Inspektoratit të arsimit, në ndërrimin e paradites ky proces ka filluar në ShFMU “Asllan Thaqi” në Karaçevë të Poshtme, ShFMU “Xhelal Sopi” në Petroc dhe në dy paralelet fizike në Shipashnicë dhe Kopernicë, kurse në ndërrimin e pasdites mësimi i përshpejtuar ka filluar në ShFMU “Hasan Prishtina” në Busavatë. 

Në bazë të raporteve të Inspektoratit, të gjithë nxënësit kanë marrë pjesë në mësimin alternativ të përshpejtuar. 

Vendimi i MAShTI synon që përmes mësimit alternativ të përshpejtuar të kompensohen orët e humbura për nxënësit e nivelit të arsimit fillor (I-V) dhe nxënësit e nivelit të arsimit të mesëm të ulët (VI-IX). 

Ministria e Arsimit do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet në kuadër të kompetencave të veta në mënyrë që çdo fëmijë i Republikës së Kosovës të vijojë mësimin, përfshirë fëmijët e Kamenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat