“Duart e Bamirësisë” dhuroi 100 pako ushqimore për familjet në nevojë

Kosova

“Duart e Bamirësisë” dhuroi 100 pako ushqimore për familjet në nevojë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 15:44
“Duart e Bamirësisë”

“Duart e Bamirësisë” dhuroi 100 pako ushqimore.

Në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe në prag të festës së Bajramit të Madh, shoqata bamirëse “Duart e Bamirësisë”, sot i ka dhuruar 100 pako ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës, të cilat do të shpërndahen gjatë ditëve në vijim, në prag të festës së Bajramit.

Ndihmat i kanë pranuar, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hafir Rexha.

Me këtë rast, nënkryetari Berisha, e ka falënderuar shoqatën “Duart e Bamirësisë” për këtë donacion në pako ushqimore, për familjet në nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat