Ministrja Gërvalla nesër takohet me homologun kroat

Kosova

Ministrja Gërvalla nesër takohet me homologun kroat

Më: 5 maj 2021 Në ora: 17:51
Donika Gërvalla

Kryediplomatja Donika Gërvalla, të enjten, në Prishtinë, do ta presë në takim bilateral ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra për media e MPJ-së.

Gërvalla dhe homologu i saj do të takohen nesër në ora 8:30, teksa pas një ore do të mbajnë edhe një konferencë për media.

Agjenda e plotë:

Data:

E enjte, 6 maj 2021

Vendi:

Prishtinë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës

Ora: ‪08:30

Ministrja Gërvalla dhe ministri Grlić Radman zhvillojnë takimin bilateral. (Vetëm pamje)

Ora ‪09:30

Konferencë për medie, ministrja Gërvalla dhe ministri Grlić Radman prononcohen për gazetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat