Muhaxheri: Qeveria po nxitë incidente për me i mbulu skandalet dhe dështimet

Kosova

Muhaxheri: Qeveria po nxitë incidente për me i mbulu skandalet dhe dështimet

Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:15
Qeveria e Kosovës

Zyrtari i PDK-së Arton Muhaxheri, ka komentuar incidentin në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës në mes deputetit Besim Muzaqi nga VV dhe Hajdar Beqajt nga PDK, duke e konsideruar si incident të nxitur nga vet Albin Kurti për ta tërhequr vëmendjen nga vendimi i sotëm për t'ia paguar rrymën komunitetit serb në veri të vendit me vlerë prej 11 milionë eurove.

Ky është postimi i plotë i Muhaxherit:

Incidentin qe e shkaktoI Besim Muzaqi i VV –së duke e sulmu Hajdar Beqen e PDK-së është i nxitur nga Albin Kurti për të tërhequr vëmendjen nga 11 milion eurot që Kurti ju pagujti rrymën serbëve në veri.

Kjo qeveri e shpik një temë për me mbulu një skandal. Këtë film kemi me pa na vazhdimësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat