Konjufca priti në takim përfaqësues të komunitetit goran

Kosova

Konjufca priti në takim përfaqësues të komunitetit goran

Më: 6 maj 2021 Në ora: 19:48
Pamje nga takimi

Me rastin e 6 majit, Ditës së Goranëve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim përfaqësues të këtij komuniteti në Kosovë.

Kryekuvendari Konjufca ka uruar komunitetin goran për festën e tyre, duke premtuar mbështetje institucionale dhe fuqizim të bashkëjetësës ndëretnike.

Ai theksoi se Republika e Kosovës është shembull në rajon e më gjerë i garantimit dhe zbatimit të të drejtave të komuniteteve.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e komunitetit goran e uruan kryekuvendarin Konjufca për detyrën dhe shprehën vullnetin për angazhim të përbashkët në proceset zhvillimore të vendit.​

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat