Filloi punimet Kongresi Ndërkombëtar i Infermierisë në Prishtinë

Kosova

Filloi punimet Kongresi Ndërkombëtar i Infermierisë në Prishtinë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 20:40
Kongresi Ndërkombëtar i Infermierisë në Prishtinë

Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësor të Ballkanit – KNIPShB, që ka mbledhur në prezecë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore si dhe përmes platformave online Slloveninë, Kroacinë dhe Turqinë si dhe mbi njëmijë infermierë që janë ndjekës online, e hapi Naser Rrustemaj, kryetar i OIK.

Kongresi ka filluar me një minutë heshtje në nderim të gjithë infermierëve që humbën jetën me pandeminë.

Naser Rrustemaj, kryetar i OIK tha se roli kryesor i infermierëve në trajtimin dhe përmbajtjen e rasteve me Covid-19 u njoh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në një dokument që thekson sfidat dhe rëndësinë e fuqisë punëtore infermierore në të gjithë botën.

“Infermierët janë në ballë të menaxhimit të çështjeve me Covid-19 dhe po përballen me sfida serioze për të përmirësuar kushtet e tyre të punës dhe për t'a njohur rëndësinë e sigurisë së tyre personale”, tha kryetari Rrustemaj.

Ai tha se në fillim të vitit 2020, bota u zgjua nga një sëmundje e re e shkaktuar nga një mutacion i koronavirusit (Covid 19) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli atë një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

Për koiçidencë kjo korrespondoi me dyqind vjetorin e lindjes së Florence Nightingale dhe prandaj u quajt dhe viti i infermierëve.

Rrustemaj tha se në Kosovë u prekën 2725 infermierë, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësorë, ndërsa fatkeqësisht nuk i mbijetuan këtij virusi 11 infermierë kosovarë.

Ndërkaq ministri i Shëndetësisë z. Arben Vitia, vlerësoi lartë Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësor të Ballkanit – KNIPShB.

Ministri Vitia theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë, brenda kapaciteteve të saja, do të investoj në këtë komunitet me qëllim të mbrojtjes së infermierëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor në vendin e punës, ruajtjen e kuadrit, edukimin e vazhdueshëm dhe krijimin e një mjedisi profesional, ku infermierët dhe profesionistët e tjerë shëndetësor do ndihen të realizuar profesionalisht, të respektuar dhe të trajtuar në mënyrë dinjitoze, me paga meritore dhe të drejtat që u takojnë.

“Ne e kuptojmë se zgjatja e pandemisë COVID-19, ka shkaktuar një rraskapitje të thellë jo vetëm të infemierëve e mjekeve, por edhe të kategorive të tjera, por jemi me ju që ta ofrojmë gjithë mbështetjen tonë që infermieria si profesion i veçantë dhe kompetent në zingjirin e shërbimeve shëndetësore, të ja dal ta konsolidojë rolin e saj krucial në mirëmbajtjen dhe avancimin e sistemit tonë shëndetësor”, ka thënë ministri Arben Vitia.

Fjalimin e përshëndetën edhe zëvendës presidentja e Kongresit Monika Azman dhe përfaqësues të odave dhe shoqatave infermierore nga Shqiëria, Maqedonia Veriore, Turqia dhe vende tjera të Ballkanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat