Abdixhiku për Vetëvendosjen: S’kanë kapacitete për t’i bërë gjërat që i kanë premtuar

Kosova

Abdixhiku për Vetëvendosjen: S’kanë kapacitete për t’i bërë gjërat që i kanë premtuar

Më: 6 maj 2021 Në ora: 22:10
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ky subjekt politik nuk do të bëjë opozitë siç bënte Lëvizja Vetëvendosje dikur.

“Ne jemi LDK dhe nuk bëhemi Vetëvendosje 2.0. Opozitën do ta bëjmë në kuvend, studio televizive dhe në takime me qytetarë”.

Ai është shprehur se Qeveria Kurti nuk mund t’i mbajë premtimet e dhëna në fushatën zgjedhore.

“S’kanë kapacitete për të bërë gjërat që kanë premtuar se do t’i bëjnë. I kemi dhënë kohë qeverisë që 100 ditë ta ketë akomodimin nëpër institucione. Opozita po bën punën e saj. Opozita ka reaguar për Ligjin për Zgjedhje që ka ardhur në gjysmë të natës, për vizitën në Shqipëri të Kurtit dhe menaxhimin me pandemi”.

Abdixhiku ka thënë se pas dy javësh LDK ka në plan që të nisë punën në terren për t’u takuar me qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat