Gjoshi i PDK-së: Bashkëpunim i ri i VV-së me Listën Serbe, që dikur e quante parti çetnikësh

Kosova

Gjoshi i PDK-së: Bashkëpunim i ri i VV-së me Listën Serbe, që dikur e quante parti çetnikësh

Më: 6 maj 2021 Në ora: 22:21
Betim Gjoshi

Zëdhënësi i PDK-së, Betim Gjoshi, thotë se VV-ja në bashkëpunim më Listën Serbe kanë provokuar opozitën që të largohej nga salla me qëllim që të votonin pa asnjë pengesë rekomandimet e Komisionit për Ekonomi për ndarjen e 11 milionë euro për KOSTT për të mbuluar shpenzimet e energjisë elektrike në veri të vendit.

Gjoshi thotë se VVja ka fuqizuar bashkëpunimin me Listën Serbe.

Postimi i plotë:

1.

Sot Albin Kurti, Vetëvendosje në bashkëpunim me Donika Schëarz dhe Listën Serbe, provokuan opozitën duke e detyruar të largohej nga salla e Kuvendit.

2.

Kjo u bë me qëllim që të lehtësohej puna dhe pa debat t’i ndahen 11 milion euro për pagesë të rrymës së serbëve dhe bizneseve të Zvonko Veselinoviqit dhe Millan Radojqiqit.

3.

Albin Kurti i ndan 11 milion euro si të ishin para të xhepit të tij në këtë kohë pandemie ku vetëm gjatë 40 ditëve të qeverisjes së tij kanë vdekë mbi 400 qytetarë të Kosovës për mungesë të vakcinave.

4.

Albin Kurti dhe Vetëvendosje ia kanë ndalë ndihmën pensionistëve, mjekëve e kategorive të tjera me arsyetimin se nuk ka mjete, por kur bëhet fjalë për Rakiqin, Simiqin, Veselinoviqin e Radojqiqin, i gjen paratë.

5.

Ky është bashkëpunimi i ri i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes me Listën Serbe, që dikur e quante parti çetnikësh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat