Haradinaj përkujton ‘Betejën e Çabratit’

Kosova

Haradinaj përkujton ‘Betejën e Çabratit’

Më: 7 maj 2021 Në ora: 15:36
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar ‘Betejën e Çabratit”, në 22-vjetorin e saj. Haradinaj ka thënë se beteja urbane e Brigadës 137 “Gjakova” është unike në historinë çlirimtare të Kosovës.

“Në Çabrat u mbrojt Gjakova! Në Çabrat u mbrojt Kosova! Nga Çabrati erdhi shpresa e fitores. Beteja urbane e Brigadës 137 “Gjakova” është unike në historinë çlirimtare të Kosovës. Bijtë e bijat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë, që nga mobilizimi i tyre në ditët e para të luftës për liri, e deri tek formimi i Brigadës dhe dita e fitores”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se makina vrastare e Serbisë, në vazhdimësi të realizimit të politikës së gjenocidit kundër shqiptarëve, atë ditë nuk kurseu civilët e paarmatosur te Ura e Taliqit.

“Makina vrastare e Serbisë, në vazhdimësi të realizimit të politikës së gjenocidit kundër shqiptarëve, atë ditë nuk kurseu civilët e paarmatosur te Ura e Taliqit. Kujtojmë me respekt njëzet e gjashtë jetët e sakrifikuara për liri. Po të njëjtën ditë, trembëdhjetë shqiptarë u ekzekutuan edhe në Ozdrim të Pejës, fshat që u mobilizua që nga fillet e luftës për liri. Përgjithmonë krenarë që kisha në krah bashkëluftëtarë si Heronjtë gjakovarë që i kujtojmë sot. Përgjithmonë krenarë me heroizmin dhe mirënjohës për sakrificën e popullit tonë për liri”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat