U mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve në Malishevë

Kosova

U mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve në Malishevë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 16:09
Malishevë

Nën drejtimin e nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve (qeverisë komunale), ku është diskutuar për realizimin e projekteve dhe planifikimeve në pjesën e parë të këtij viti. Drejtorët e drejtorive përkatëse kanë raportuar për të gjitha aktivitetet e tyre në realizimin e planifikimeve komunale.

Bazuar në të dhënat e raportuara nga nënkryetari Berisha dhe drejtorët, bëhet e ditur se janë duke u realizuar shumë projekte në terren, së në ndërtim të shkollave, rrugëve, trotuareve dhe të tjera, e gjithashtu edhe për situatën me pandeminë covid-19 dhe përgatitjet për menaxhimin e situatës me endeminë e EHKK.

Në këtë mbledhje u bë e ditur se situatat me covid-19 dhe me EHKK, janë në kontroll dhe janë bërë përgatitjet për dezinsektim. Po ashtu u bë e ditur se sot është mbajtur testi PISA, si dhe po vazhdohet me mësimin plotësues në shkolla, për periudhën e humbur në mësim.

Edhe procesi i subvencioneve është duke vazhduar, si në bujqësi, pastaj shpallja për bursa për studentë, për OJQ, si dhe për përkrahjen për lehona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat