Këto janë trajtimet e realizuara në Spitalin e Gjakovës

Kosova

Këto janë trajtimet e realizuara në Spitalin e Gjakovës

Më: 7 maj 2021 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Nga Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë, tregojnë për punën e realizuar gjatë mujait prill të këtij viti.

Sipas tyre, kanë pasur të hospitalizuar: 1167 paciente prej tyre 81 kirurgji, 38 ortopedi, 42 urologji, 8 orl, 17 oftalmo, 126 gjinekologji, 147 obstetrikë, 131 neonatologji, 114 pediatri, 220 interno, 51 infektivë, 21 neurologji, 16 psikiatri, 123 pulmologji, 12 kujdes intensiv dhe 20 njësi koronare).

Janë kryer 173 operacione prejt tyre 45 në kirurgji, 26 ortopedi, 21 urologji, 1 ORL, 16 oftalmo dhe 64 gjinekologji.

Gjatë këtij muaji kanë lindur 69 djem dhe 59 vajza (43 lindje me prerje cezariane).

Sa i përket shërbimeve ambulatore, vizita mjekësore kanë qenë 7925, prej tyre 151 shërbime të CT-së, 1316 shërbime në Ro-Kabinet dhe 165 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim. 

Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 2469. 

Po ashtu në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejtë 737 pacientë në dializë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat