Të shtunën më ftohtë dhe me erë – parashikimi i motit për fundjavën

Kosova

Të shtunën më ftohtë dhe me erë – parashikimi i motit për fundjavën

Më: 7 maj 2021 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Të shtunën më ftohtë e me erë.  Nga e diela kthjellime dhe më shumë diell, e temperaturat në rritje.

Ditën e shtunë kalimi i një fronti të ftohtë orëve të mëngjesit sjell vranësira dhe mot më të ftohtë, derisa pritet të fryjnë edhe erëra më të ftohta veriore.  Nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.

Nga dita e diel pas mëngjesit më të ftohtë, do të ketë më shumë kthjellime dhe diell, e në fillim të javës së ardhshme temperaturat shënojnë rritje mbi vlera mesatare, edhe mbi 25C.  Ditën e mërkurë, sipas parashikimeve të fundit, pritet të ketë shtim të vranësirave, e orëve të pasdites zhvillime edhe të rrebesheve të shiut që shoqërohen edhe me bubullima.

Cilësia e ajrit mbetet në vlera të pranueshme, e ditën e shtunë erërat më të fuqishme do të mundësojnë që ndotësit ajror të jenë më të shpërndarë, e indeksi të zbresë edhe në vlera të mira.

Indeksi UV në ditën e diel mund të arrijë në vlera shumë të larta, e nga dita e hënë në vlera të larta.  E në kushte kur vlerat janë shumë të larta preferohet ekspozim më i vogël në diell orëve të mesditës.

8.05 – Më ftohtë dhe me erë në mëngjes.  Paradite vranësira, me mundësi për riga lokale shiu.  Ditën vranësirat shpërndahen e do të ketë edhe intervale me diell.

9.05 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

10.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.  Vetëm rreth viseve malore pasdite me vranësira të pakta.

11.05 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

12.05 – Pjesërisht vranët.  Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat të shtunën shkurtimisht pësojnë një rënie, por nga dita e diel sërish shënojnë rritje.  Minimalet zbresin deri në 3C ditën e diel, e deri të martën rriten në 9C.  Maksimalet të shtunën zbresin në 17C, e më pas në rritje deri në 26C ditën e martë.

Të shtunën do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-14m/s, me hove edhe deri në 17m/s (60km/h).  Nga e diela fryjnë erëra të lehta dhe mesatare nga juglindja 3-10m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje deri ditën e diel, e më pas gradualisht në rënie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat